58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar, trupi dërgohet për obduksion
Më 06.11.2026 në ora 19:50, nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Gostivar në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën "Beliçica" në Gostivar kanë ndërhyrë sipas një denoncimi për dhënien e ndihmës mjekësore, ku mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e një personi pa gjurmë të dukshme dhune.
Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.F.(58) nga Gostivari.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik kujdestar nga PTHP Gostivar.
Me udhëzim të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.
Nga
Telegrafi
24 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























