Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, Europol thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura
Një tjetër dëshmi e ndikimit të ngrohjes globale vjen nga Alpet, ku akullnaja Schwarzmilzferner, e fundit në rajonin e Allgäut, ka humbur statusin e saj si akullnajë pas verës së nxehtë të këtij viti.
Akullnaja Schwarzmilzferner ka humbur më shumë se katër metra trashësi akulli dhe rreth gjysmën e vëllimit të saj pas temperaturave të larta gjatë verës, raporton media gjermane.
Sipas studiuesve, një nga kriteret kryesore për klasifikimin e një mase akulli si akullnajë është lëvizja e vazhdueshme e saj përgjatë shpatit.
Glaciologu Mayer, i cili ka monitoruar gjendjen e saj prej vitesh, paralajmëron se akulli mund të zhduket plotësisht pas verës së ardhshme.
Kjo akullanjë nuk është rasti i vetëm.
“Çdo vit disa prej akullnajave më të vogla në Alpe zhduken si pasojë e temperaturave të larta dhe humbjes së vazhdueshme të masës së akullit”, është shprehur Mayer.
Në rrezik janë edhe katër akullnajat e fundit të mbetura në Gjermani, të cilat po përballen me tkurrje të shpejtë.
Studiuesit paralajmërojnë se edhe reshjet e shumta të dëborës gjatë dimrit nuk janë më të mjaftueshme për të kompensuar humbjen e akullit, pasi temperaturat e larta gjatë verës po përshpejtojnë shkrirjen.
Top Channel