Protesta po i afrohet fundit të saj për këtë të shtunë, me policinë që i ka shpërndarë protestuesit dhe ka krijuar një kordon në bulevard.
Në bulevard ka mbetur vetëm një numër i vogël protestuesish, të cilët janë përballur me kordonin e policisë, por pa incidente për tu shënuar.

Nga ana tjetër, mjetet e rënda kanë zbarkuar në bulevard dhe kanë pastruar gurët e hedhura nga protestuesit, çka më pas ka liruar qarkullimin e mjeteve.












