
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës. Atje ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Lajmin e bëri të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi. Sipas njoftimit, udhëtimi i Albin Kurtit në Francë u zhvillua gjatë ditës së shtunë, më 7 nëntor 2026. Gjatë vizitës në Francë dhe në margjinat e Forumit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues të tjerë.