Sport
Mbrojtësi kuqezi bëhet hero në Rusi, i jep skuadrës tre pikë

Klisman Cake i ka dhënë tri pikë të arta skuadrës së tij në Rusi, Akhmat Groznit. Mbrojtësi kuqezi i dha fitoren skuadrës së tij në përballjen ndaj Rodinës, duke realizuar golin e vetëm të takimit.
Gjithçka u vendos në minutën e 34-t, kur Cake përfitoi nga një asist i Silvas dhe, me një goditje me kokë, dërgoi topin në rrjetë.
Një finalizim i saktë nga mbrojtësi, që u shndërrua në momentin më të rëndësishëm të sfidës.
Për Cake, ky ishte një realizim special, pasi shënoi për herë të parë këtë sezon. Goli i tij rezultoi vendimtar për suksesin 1-0 të Akhmat Groznit në javën e 14-të të kampionatit rus.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




