Drejt Atletico Madrid-Barcelona, Simeone: Luajmë kundër një skuadre shumë të fortë, ndoshta më të mirës
Atletico Madrid është skuadra me të cilën Hansi Flick është përballur më shpesh si trajner. Të dielën në Metropolitano, trajneri do të përjetojë duelin e tij të 13 ndaj Los Colchoneros, 10 nga të cilat janë si trajner i Barcelonës, ndërsa 2 të tjerat si trajner i Bayernit dhe në të gjitha këto ndeshje duelin e ka pasur me Diego Pablo Simeone.
Në përballjet me argjentinasin, Flick është në avantazh, e megjithatë i ka 3 disfata ndaj tij, por për gjermanin çdo gjë i përket së kaluarës dhe se tani ka një objektiv të qartë; që skuadra e tij të shkojë në pauzën për ndeshjet e kombëtareve si kryesuese e kampionatit.
‘Gjithçka është pjesë e së kaluarës, për mua nuk ka rëndësi. E rëndësishme është ajo që do të ndodhtë nesër-tha Flick-luajmë ndaj një skuadre fantastike. Duam të fitojmë për të qenë në krye gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve. Kemi punuar shumë dhe duam të tregojmë pikat tona të forta’.
Flick shtoi se ajo me Atletico Madrid është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe se gjithçka është e hapur.
‘Është një ndeshje shumë e rëndësishme-shtoi Flick-në La Liga jemi 3 apo 4 skuadra të shkëlqyera që janë shumë pranë njëra tjetrës në klasifikim. Ka rëndësi që ne të fitojmë në Metropolitano, është objektivi ynë. Do të bëjmë gjithçka mundemi për të fituar. Ka ende shumë rrugë deri në fund të sezonit, por kjo sfidë, po është e rëndësishme. Do të shkojmë për të fituar, por Atletico është një ekip fantastik me një trajner të mrekullueshëm’.
Top Channel