Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Parisit të shtunën, më 7 nëntor, në një protestë masive ku kërkuan më shumë mbështetje për të rinjtë dhe masa konkrete për të përballuar rritjen e kostos së jetesës. Marshimi, ku sipas policisë morën pjesë rreth 46 mijë persona, ishte kryesisht paqësor, por situata u tensionua në përfundim të demonstratës.
Tensions place de la Nation à Paris, la police charge et fait usage de gaz lacrymogènes pour disperser les manifestants à la fin de la manifestation du samedi 7 novembre. #7novembre https://t.co/IIKijxNvRa
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) November 7, 2026
Protesta nisi në Sheshin e Demokracisë dhe vijoi drejt Place de la Nation (Sheshi i Kombit), ku u regjistruan përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, pranë Bulevardit Voltaire u raportua edhe një zjarr në disa kosha mbeturinash, duke shtuar tensionet në zonë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë operacionit policia kreu 5,813 kontrolle dhe arrestoi 15 persona. Incidentet ndodhën kryesisht në momentin kur protestuesit po largoheshin nga sheshi në përfundim të marshimit.
Pavarësisht përplasjeve të regjistruara në fund të demonstratës, autoritetet kishin raportuar më herët se situata në pjesën më të madhe të kryeqytetit francez ishte e qetë.


