Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka njoftuar synimin për t’i besuar liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re.
Herzog e ka ftuar Eisenkotin në rezidencën presidenciale, ku të dielën, në orën 17:00, pritet t’i dorëzojë zyrtarisht mandatin për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.
Vendimi shënon nisjen e procesit për formimin e qeverisë së re në Izrael, ndërsa Eisenkot do të duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme politike për të krijuar shumicën parlamentare.


