Një konflikt fizik mes dy personave është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë.
Sipas raportimeve, efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për të neutralizuar situatën dhe për të ndaluar personat e përfshirë në konflikt.
Gjatë ndërhyrjes, Policia ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa njëri prej personave është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai është ndaluar pak metra më tutje, sërish në zonën e Ujit të Ftohtë.
Deri më tani nuk ka informacion të detajuar mbi shkaqet e konfliktit apo nëse nga përplasja ka persona të lënduar.