Enkelejda Veliu do të jetë kryetarja e re e Partisë Demokratike në degën e Fierit, pasi ka fituar garën për drejtimin e kësaj strukture me një rezultat tepër të ngushtë.
Veliu ka marrë 196 vota, duke lënë pas kreun e komanduar të degës, Ardian Ferro, i cili siguroi 192 vota. Diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm katër vota.
Në procesin zgjedhor morën pjesë gjithsej 834 demokratë, ndërsa 8 vota rezultuan të pavlefshme dhe një tjetër e dëmtuar.
Në garën për drejtimin e degës së PD-së në Fier morën pjesë pesë kandidatë: Enkelejda Veliu, Ardian Ferro, Fation Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Metaj.
Me këtë rezultat, Veliu bëhet gruaja e parë që merr drejtimin e Partisë Demokratike në Fier. Ajo do të nisë detyrën e re nga dita e nesërme.
Pas shpalljes së rezultatit, Veliu ka falënderuar demokratët që e mbështetën, duke u zotuar se do të jetë pranë anëtarësisë.
“Dua të falënderoj me gjithë zemër demokratët që besuan tek unë. Mesazhi im shkon drejtpërdrejt tek demokratët: Bashkë për të çuar para PD-në”, është shprehur ajo.a.b





