Sulmi me 6 të vrarë, qeveria polake: Ishte një akt terrorist!

Sulmi me armë zjarri që la të paktën 6 të vdekur dhe 16 të plagosur në qendër të Krakovës në Poloni, u përshkrua si një akt terrorist nga ministri i Mbrojtjes i vendit, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.
Sulmi ndodhi më parë në një shesh qendror në Krakovë, kur një 25-vjeçar polak hapi zjarr ndaj kalimtarëve, duke vrarë 6 persona dhe plagosur disa të tjerë, dhe më pas u arrestua me ndërhyrjen e policisë.
Sipas një deklarate nga ministri i Brendshëm i vendit, Marcin Kierëiński, autori i krimit është i “bindjeve të ekstremit të djathtë” dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë, pasi u qëllua gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Ministri bëri me dije gjithashtu se në makinën e tij u gjetën shumë armë dhe municione.




