Surprizë në Premier League, Manchester City rrëzohet dhe Arsenali fluturon në +6
Marta Huerta nuk i mbajti dot emocionet gjatë minutës së heshtjes për Jesus de Miguel. Një homazh i veçantë iu kushtua futbollistit të ndjerë në të gjitha kategoritë e futbollit spanjoll.
Një moment tejet emocionues u regjistrua përpara ndeshjes mes Cadiz dhe Real Oviedo në Segunda Division të Spanjës. Gjyqtarja Marta Huerta nuk mundi të përmbante lotët gjatë minutës së heshtjes në kujtim të Jesus de Miguel, futbollistit të Tenerife-s, vdekja e të cilit ka tronditur botën e futbollit spanjoll.
Huerta, e cila është me origjinë nga Tenerife, u prek thellë nga ceremonia përkujtimore dhe shpërtheu në lot në fushë, në një moment që emocionoi të pranishmit. Homazhet për sulmuesin e ndjerë u organizuan në të gjitha nivelet e futbollit spanjoll. Përpara ndeshjeve u mbajt një minutë heshtje dhe lojtarët e skuadrave dolën në fushë me fanella ku ishte stampuar emri dhe numri 9 i Jesus de Miguel.
Tributet vijuan edhe gjatë takimeve, të cilat u ndërprenë në minutën e nëntë, pikërisht numri që mbante në fanellë futbollisti, për t’i dhënë mundësi tifozëve të duartrokisnin në kujtim të tij.
Top Channel