Gimbos, ish-banorit të “BBVip”, i është vjedhur makina. Ngjarjen e ka bërë të ditur e dashura e tij, Selin Bollati, fituese e “Big Brother VIP Albania 5” dhe pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”.
Në një postim në Instagram, Selin ka rrëfyer peripecitë që kanë shoqëruar incidentin, duke i krahasuar 24 orët e fundit me një serial. Ajo ka treguar se bashkë me makinën e Gimbos është vjedhur edhe parfumi i saj.
Të lidhura
None found

Sipas rrëfimit të Selin, nata kishte kaluar pa gjumë. Kur më në fund kishte arritur të flinte mëngjesin e sotëm, telefoni nuk kishte të pushuar, duke ia shtuar edhe më shumë tensionin.
Ajo është shprehur e zemëruar dhe me nervat të tendosura, ka folur për njerëz me energji negative dhe ka thënë se i duhen disa pushime.







