Historia e zezë përsëritet, Manchester United rrezikon rënien për herë të parë pas 40 vitesh
Sporting Lisbona ka zgjedhur të nderojë një nga futbollistët më të mëdhenj që ka dalë nga akademia e saj. Klubi portugez i ka bërë një dedikim special Cristiano Ronaldos pas përfundimit të aventurës së tij me kombëtaren e Portugalisë.
Me një mesazh simbolik, Sporting ka rikujtuar lidhjen e veçantë me yllin portugez, i cili hodhi hapat e parë të karrierës profesioniste pikërisht në Lisbonë, përpara se të niste rrugëtimin drejt majave të futbollit botëror.
Ronaldo u largua nga Sporting në vitin 2003, kur vetëm 18 vjeç u transferua te Manchester United. Më pas, ai ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme, duke u kthyer në një ikonë të futbollit dhe një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e Portugalisë.
Dedikimi i Sportingut është një tjetër dëshmi se, pavarësisht viteve dhe trofeve të fituar larg Lisbonës, klubi portugez nuk e harron futbollistin që dikur nisi ëndrrën e tij me fanellën bardhejeshile.
Top Channel