Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore kundër qeverisë Rama, ku dokumentohet ndërhyrja e dhunshme e policisë me autobotë me ujë kundër protestuesve.
Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit kanë shoqëruar edhe protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku studentët dhe qytetarët kanë vijuar kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në njërën prej fotografive, autoboti shihet duke lëshuar ujë në drejtim të një protestuesi, ndërsa në një tjetër protestuesit përpiqen të mbrohen dhe të gjejnë strehim përballë presionit të ujit.
Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa lëvizja studentore ka ngritur gjithashtu shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete si dhe mjekësisë.
© SYRI.net
Protesta përmes fotove / Zëri i revoltës nuk shtypet me ujë, gaz e terror, studentët: Rama, jep dorëheqjen!
Një grua fiton zgjedhjet e PD në Fier! Enkelejda Veliu fitoi me 4 vota në avantazh ndaj Ardian Ferros
VIDEO/ Berisha: Ata që tentuan të përçajnë protestën dështuan me turp, PD qëndroi e palëkundur ...