
Reagimi i deputetit Agron Shehaj:
Lajm i jashtëzakonshëm sot ndërkohë që protestuesit janë këtu që përplasen me policinë
Edi Rama është zyrtarisht në hetim nga SPAK. E bëri të ditur SPAK me një njoftim.
Është në hetim për Albanian Files.
Ju kujtohet? Është ai dokumenti ku të gjithë morën vesh se si Edi Rama ndante me arkitektët edhe me miqtë e tij Shqipërinë.
Një pjesë ia jepte njërit, një pjesë tjetrit.
Ku njëri nga arkitektët arriti deri aty sa i thoshte Edi Ramës: “Ti duhet të bëhesh mbret, nuk ka nevojë Shqipëria për zgjedhje”
Ky është një lajm shumë i mirë për të ardhmen e Shqipërisë sepse më në fund askush nuk është i paprekshëm në Shqipëri, as Edi Rama dhe vendi i tij është para drejtësisë.
