Influenceri holandez Tom van den Heuvel, i njohur në rrjetet sociale si Dutch Travel Maniac, iu bashkua protestës të së shtunës në Tiranë.
Van den Heuvel është bërë i njohur për përmbajtjen e tij ksenofobe dhe raciste, ku publikon video nga qytete të ndryshme europiane kundër emigrantëve. Mediat në Holandë dhe Belgjikë e kanë lidhur përmbajtjen e tij me narrativa të ekstremit të djathtë dhe kundër emigracionit.
Në një video të publikuar gjatë protestës në Tiranë, ai u drejtohet shqiptarëve duke i lajmëruar se do të ishte i pranishëm.
Van den Heuvel ka ndërtuar një audiencë të madhe në YouTube me video që fokusohen shpesh te retorika kundër emigrantëve dhe ndryshimet demografike në qytetet europiane. Në fund të tetorit 2026 kanali i tij numëronte mbi 760 mijë abonentë.











Komente
Komento