Për herë të parë që nga krijimi i degës së Partisë Demokratike në Fier, drejtimin e saj do ta marrë një grua. Enkelejda Veliu është zgjedhur kryetare e re e PD-së në këtë qytet, pas një gare të ngushtë me katër kandidatë të tjerë.
Veliu siguroi 196 vota, duke fituar me vetëm katër vota diferencë ndaj Ardian Ferros, i cili mori 192 vota. Në garë ishin gjithashtu Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta.
Në procesin e votimit morën pjesë rreth 3 800 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier. Ndërkohë, pas verifikimit dhe rishikimit të listave, numri i anëtarësisë së degës është ulur ndjeshëm, nga rreth 8 000 anëtarë që rezultonin më parë.
Zgjedhjet për kreun e degës së PD-së në Fier nuk u mbajtën brenda afatit të përcaktuar në statutin e partisë, ndryshe nga proceset e zhvilluara në degët e tjera në vend.
Deri në zhvillimin e zgjedhjeve, detyrën e kryetarit të komanduar e kishte mbajtur Ardian Ferro.


