Tërmet i fuqishëm në Japoni, të paktën 20 të plagosur, sa ishte magnituda

8 Nëntor 2026 | 08:15

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.7 ballë, që goditi Japoninë qendrore të dielën në mëngjes, raportojnë mediat lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo News, lëndime janë raportuar në prefekturat Aichi dhe Shizuoka, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në pjesën perëndimore të prefekturës Shizuoka, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash.

Sipas raportimeve, ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur prefekturën Aichi në rreth 30 vitet e fundit.

Ndërkohë, kompania Chubu Electric Power njoftoi se nuk janë konstatuar anomali në centralin bërthamor Hamaoka, që ndodhet në prefekturën Shizuoka.

Lëkundjet sizmike shkaktuan gjithashtu ndërprerjen e përkohshme të disa shërbimeve lokale hekurudhore.

Po gjatë mëngjesit të së dielës, një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë.

Japonia është një nga vendet më të rrezikuara nga tërmetet në botë, për shkak të pozicionit të saj në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Paqësorit dhe vendndodhjes në kryqëzimin e katër pllakave kryesore tektonike.

Prefektura Kumamoto ishte goditur më herët edhe nga një tërmet me magnitudë 7.1 ballë, më 28 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump i ofron presidentit të UFC postin si sekretar i shtypit në Shtëpinë e Bardhë: Dana, të lutem pranoje punën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se i ka ofruar presidentit të Ultimate Fighting Championship (UFC), Dana White, postin e sekretares së...
08:10 | 08/11/2026

Presidenti i Izraelit mandaton rivalin e Netanyahut, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit zgjodhi të shtunën Gadi Eisenkot, rivalin më të fortë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të provuar të formojë një qeveri të re,...
20:38 | 07/11/2026

Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë demokratët: Po kërcënojnë me shkarkimin e zyrtarëve tanë

Presidenti Donald Trump tha se do ta bënte Departamentin e Drejtësisë të hetonte kërcënimet për “shkarkim dhe shumë forma të tjera ndëshkimi” nga demokratët kundër...
20:14 | 07/11/2026