Kalaja e Rozafës, vijon fluksi i vizitorëve/Mbi 200 mijë turistë vizituan kalanë në periudhën janar–tetor
Me një histori që shtrihet në shekuj dhe një panoramë që përfshin thuajse të gjithë Shkodrën, Kalaja e Rozafës mbetet pika turistikike me e vizitueshme përgjatë gjithë vitit në veri të Shqipërisë.
“Kam qenë këtu edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur erdha për herë të parë në Shqipëri. Doja të kthehesha përsëri për ta vizituar dhe për të shijuar pamjet. Nga këtu mund të shohësh të gjithë Shkodrën, liqenin dhe ujin. Pamjet janë të mrekullueshme në çdo drejtim”, u shpreh një turist.
“Unë jam nga Kuba. Është hera ime e parë në Shqipëri. Kjo kështjellë është e mrekullueshme, edhe pse nuk është ruajtur mirë. Pamjet janë spektakolare. Po ashtu, historia e saj është shumë e veçantë”, tha një turiste.
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Jam nga Danimarka. Kalaja është shumë e madhe dhe është mirë që po kryhen restaurime. Pamjet janë vërtet shumë të bukura. Malet që shihen përreth janë të mrekullueshme dhe peizazhi është shumë i këndshëm për t’u admiruar”, tha një turist tjetër.
Për periudhën janar-tetor të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare , Kalanë e Rozafës e kanë vizituar mbi 200 mijë turistë vendas dhe të huaj. Një shifër që dëshmon interesin e vazhdueshëm për këtë monument dhe rëndësinë e tij në ofertën turistike të Shkodrës dhe të Shqipërisë.
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




