E diel, 8 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Policia ndalon gazetarin që denoncoi “Albania Files” të Ramës
Lajme

Policia ndalon gazetarin që denoncoi “Albania Files” të Ramës

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e kaluar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet dhe publikimet e tij mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri. Ai ka tërhequr vëmendjen me raportimet që trajtojnë marrëdhëniet mes pushtetit dhe sektorit të ndërtimit.

Ngjarja është shoqëruar edhe me një tjetër incident. Aktivistja Alisa Braho, e cila po filmonte momentin e shoqërimit të gazetarit, është goditur me spraj me piper në sy nga efektivët e policisë.

Rasti vjen në një moment kur Vincent van Gerven Oei ka qenë i angazhuar në analizimin e materialit investigativ “The Albanian Files”, ku trajtohen çështje që lidhen me ndikimin e parave të dyshuara nga aktivitetet kriminale në ekonominë shqiptare dhe rolin e kryeministrit Edi Rama.

Në analizën e tij, gazetari ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si kapitalet me origjinë të dyshimtë depërtojnë në Shqipëri, duke e paraqitur vendin si një terren ku studio të huaja mund të zhvillojnë projekte dhe të ushtrojnë aktivitet me pak pengesa.

Deri në këto momente, rrethanat e plota të shoqërimit të gazetarit dhe arsyet e përdorimit të sprajit ndaj aktivistes nuk janë bërë të ditura në informacionin e publikuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.