Tirana ndër destinacionet më të preferuara të europianëve për 2026, e dyta për italianët

Tirana renditet destinacioni i dytë më i rezervuar nga turistët italianë dhe i dhjeti nga gjermanët gjatë vitit 2026.
Është gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të rezervimeve të hoteleve, me 74%, sipas raportit “Year in Travel 2026” të agjencisë së udhëtimeve online eDreams ODIGEO, të publikuar nga Euronews.
Raporti analizon kërkimet dhe rezervimet e udhëtimeve nga tregje si Gjermania, Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.
Në renditjen globale, Barcelona, Madridi, Parisi, Palma de Mallorca dhe Londra ishin pesë destinacionet më të rezervuara gjatë vitit 2026.
Ndërkohë, Parisi, Londra, Tokio, Nju Jorku dhe Bangkoku kryesuan kërkimet për udhëtime.
Tirana, ndër qytetet me rritjen më të shpejtë të rezervimeve të hoteleve
Për herë të parë, raporti përfshiu edhe të dhënat për rezervimet e hoteleve.
Barcelona, Madridi, Parisi, Roma dhe Amsterdami ishin destinacionet më të preferuara.
Megjithatë, rritjet më të forta u regjistruan në qytete të tjera europiane, si Cagliari në Itali (+78%), Dublini në Irlandë (+76%) dhe Tirana në Shqipëri (+74%).
Sipas eDreams, turistët po kombinojnë destinacionet tradicionale europiane me qytete të tjera që ofrojnë përvoja të reja kulturore.
Ku udhëtuan europianët në vitin 2026
10 destinacionet më të rezervuara sipas shtetësisë së udhëtarëve.
Turistët francezë
- Marrakesh, Marok
- Barcelona, Spanjë
- Lisbonë, Portugali
- Porto, Portugali
- Palma de Mallorca, Spanjë
- Djerba, Tunizi
- Madrid, Spanjë
- Romë, Itali
- Stamboll, Turqi
- Nice, Francë
Turistët spanjollë
- Madrid, Spanjë
- Paris, Francë
- Barcelona, Spanjë
- Romë, Itali
- Palma de Mallorca, Spanjë
- Tenerife, Spanjë
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Malaga, Spanjë
- Sevilje, Spanjë
- Gran Canaria, Spanjë
Turistët portugezë
- Paris, Francë
- Barcelona, Spanjë
- Madrid, Spanjë
- Romë, Itali
- Funchal, Portugali
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Amsterdam, Holandë
- Ponta Delgada, Portugali
- Gjenevë, Zvicër
- Zyrih, Zvicër
Turistët italianë
- Barcelona, Spanjë
- Tiranë, Shqipëri
- Paris, Francë
- Katania, Itali
- Madrid, Spanjë
- Olbia, Itali
- Amsterdam, Holandë
- Milano, Itali
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Ibiza, Spanjë
Turistët gjermanë
- Palma de Mallorca, Spanjë
- Barcelona, Spanjë
- Stamboll, Turqi
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Vjenë, Austri
- Madrid, Spanjë
- Paris, Francë
- Lisbonë, Portugali
- Athinë, Greqi
- Tiranë, Shqipëri
Destinacionet më të rezervuara për vitin 2027
Turistët italianë
- Paris, Francë
- Madrid, Spanjë
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Barcelona, Spanjë
- Sharm el-Sheikh, Egjipt
- Amsterdam, Holandë
- Nju Jork, SHBA
- Budapest, Hungari
- Romë, Itali
- Valencia, Spanjë
Turistët gjermanë
- Bangkok, Tajlandë
- Palma de Mallorca, Spanjë
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Barcelona, Spanjë
- Gran Canaria, Spanjë
- Romë, Itali
- Vjenë, Austri
- Tenerife, Spanjë
- Athinë, Greqi
- Lisbonë, Portugali
/ eDreams ODIGEO, Euronews
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









