Kalaja e Gjirokastrës ka pritur 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar një rritje prej 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Shifrat janë bërë publike nga ministri Blendi Gonxhja, i cili njofton se krahas numrit të vizitorëve, janë rritur edhe të ardhurat nga ky monument i trashëgimisë kulturore.

Sipas të dhënave të publikuara, të ardhurat nga Kalaja e Gjirokastrës janë rritur me 10,5% krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar.