“Këto shaka bëjini me të tjerët, jo me ne”/ Mourinho ‘shpërthen’ ndaj La Ligës pas fitores në kampionat: Shpresoj vetëm që të mos…

08/11/2026 10:31

José Mourinho nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj organizatorëve të La Ligës, pavarësisht fitores bindëse 3-0 të Real Madridit në transfertën ndaj Valencias.

Trajneri portugez kritikoi kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke e cilësuar situatën si një trajtim të papranueshëm për skuadrën e tij. Sipas Mourinhos, futbollistët janë përballur me një maratonë takimesh brenda pak ditësh dhe kanë nevojë për më shumë kohë rikuperimi.

“Shpresoj që La Liga t’ia bëjë këtë shaka dikujt tjetër dhe jo sërish neve. La Liga e Tebas ka pushtetin. Shpresoj vetëm që të mos përsërisin një veprim të tillë, pas kësaj maratone ndeshjesh që kemi pasur gjatë kësaj jave”, deklaroi Mourinho.

Më tej, tekniku portugez theksoi se shqetësimi kryesor lidhet me gjendjen fizike të lojtarëve, të cilët kanë nevojë për pushim pas një kalendari kaq të ngarkuar.

“Lojtarët kanë nevojë për pushim”, përfundoi ai.

Top Channel