Shpataraku tentoi të bindte Apelin e Posaçëm t’i zbuste masën duke përdorur gruan dhe fëmijët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.11.2026, 10:49

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Ulian Shpataraku, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjatë seancës, mbrojtja kërkoi një masë më të butë, duke argumentuar se bashkëshortja e tij është e sëmurë dhe nuk mund të kujdeset e vetme për tre fëmijët e mitur. Në mbështetje të pretendimeve, avokatët paraqitën një raport mjekësor të Spitalit Amerikan.

Mbrojtësit argumentuan gjithashtu se Shpataraku nuk kishte mundësi të ndikonte në provat e hetimit, pasi ato janë administruar tashmë nga SPAK. Ata theksuan karrierën e tij të gjatë në Policinë e Shtetit dhe sjelljen shembullore të tij dhe familjes në komunitet. Megjithatë, gjykata nuk i pranoi argumentet e mbrojtjes, duke rrëzuar edhe kërkesën për dërgimin e çështjes për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit.

Shpataraku vijon të qëndrojë në burg, njësoj si ish-shefi i laboratorit kriminalistik shkencor, Fation Kalluçi, ndërsa ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ndodhet në arrest shtëpie. Ndërkohë, Embro Sulejmani, i dyshuar për ndihmën ndaj Ergys Agasit gjatë kohës që ishte në arrati, arriti të lërë qelinë, duke u vendosur ndaj tij detyrimi për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Për të u morën parasysh rrethanat familjare, pasi bashkëshortja është shtatzënë dhe prindërit e tij janë të sëmurë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit