• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

by A R
08/11/2026 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Këto ditë po flitet shumë për ardhjen e cifutëve në Shqipëri.
Duket sikur hebrenjtë kanë vendosur të braktisin Izraelin dhe të vendosen këtu.
Natyrisht nuk është e vërtetë.
Ai popull ka dy mijë vjet që pret dhe tetëdhjetë vjet që lufton për pak centimetra tokë më shumë.
Për atë shkretëtirë ku nuk mbi dot një mollë, ka vrarë fëmijët e një populli tjetër, është vrarë dhe sot është në konflikt me shumicën e botës.
Izraelitët sot duhet të jenë populli më i urryer në faqe të dheut.
Cdo grusht shteti, cdo luhatje burse, cdo falimentim, cdo krizë, cdo mashtrim dhe cdo luftë lidhet me ta.
Izraelitët duken si një cerdhe shtrigash që shkatërrojnë popujt e tjerë dhe ju marrin paratë.
Pas cdo ngjarje që njerëzit nuk e kuptojnë fshihet një cifut.
Përfshi edhe në Shqipëri.
Fjalët se izraelitët do vijnë të na marrin vendin janë si gurët e shkulur të bulevardit të Tiranës.
Ato shërbejnë për të thyer xhamat e besimit tonë te vetja.
Sa herë një popull humb besimin te vetja e gjen fajin te një popull tjetër.
Cdo popull jeton më mirë kur një armik imagjinar ia furnizon me karburant rezervat e nacionalizmit riciklues.
Ky quhet nacionalizmi low cost.
Me kosto të lirë.
Kur nuk shërben dot si benzinë, nacionalizmi imagjinar shërben si lubrifikant.
Ai e lëviz pak me shpejt rrotën e rotacionit poliitik.
Por për ti dhënë një ngushëllim të gjithë atyre që besojnë vërtet se ne jemi në mes të një komploti cifut, dikur ka ekzistuar një plan për ta krijuar Izraelin në Shqipëri.
Përpara se Izraeli të themelohej në vitin 1948, qindra hebrenj filluan të mendojnë ku do krijohej shteti i tyre.
Në cilën zonë të botës?
Në cilin kontinent?
Afër apo larg Evropës që vrau 6 milion cifutë në Luftën e dytë Botërore.
Të tmerruar nga Holokausti shfarosës disa propozuan që Izraeli të ishte në Afrikë, disa në Kenya, pra më mirë në mes të luanëve se evropianëve e sidomos gjermanëve, disa të tjerë në Madagaskar në ishullin e skllevërve, disa në Mongoli si një sanduic mes 1 miliard kinezëve dhe 300 milion sovjetikëve,një tjetër në Alaska me eskimezët që hanë ngjalla të gjalla kurse disa në Argjentinë në cepin më ekstrem të botës, në Patagoni, përballë Polit të Jugut.
Natyrisht në hartën e kësaj histerije nuk mund të mungonte dhe vendi jonë histerik.
Njëri prej cifutëve propozoi që Izraeli të krijohej në Shqipëri.
Ky ishte një gazetar anglez me origjinë hebreje që erdhi në Tiranë në vitin 1935.
Quhej Leo Elton dhe ishte pak naiv.
Dhe meqë ishte naiv plani i tij që parashikonte se 3 milion hebrenj do bashkëjetonin me 800 mijë shqiptarë nuk u morr parasysh.
Sikur të ndodhte ne sot mund të ishim si palestinezët dhe Tirana do të ishte si Jeruzalemi.
E ndarë me mure, me zona dhe me lagje.
Nuk e di në cilën pjesë do binte rruga e Kavajës ku jetoj sot, por kam frikë se Kodrat e Liqenit do ishin në pjesën cifute.
Cifutët e kanë shumë qejf ujin.
Por megjithëse plani ambulant i gazetarit Leo Elton nuk u pranua, ai pati një efekt në Shqipëri.
Rrëzoi një qeveri.
Konspiracioni funksionoi.
Nga thashethemet një qeveri ra dhe një tjetër u ngrit.
Gjithë këtë histori që tregon ardhjen e gazetarit hebre në Tiranë dhe bisedimet e tij sekrete e kam treguar në romanin tim të fundit Historitë e Cmendura të Tiranës.
Për fat ky libër është shkruar nga janari deri në fillim të qershorit, pra përpara se gurët e konspiracionit “ cifutët do na marrin vendin” të ktheheshin në gjyle.
Kushdo që do të mësojë më shumë mund të lexojë Historitë e Cmendura të Tiranës.
Kapitulli quhet “ Plani Cifut për ta bërë Tiranën Jerusalem”.
Ndodhet në faqen 245.
Lexohet shpejt sidomos kur bie shi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In