Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

8 Nëntor 2026 | 11:13

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan efektivët, i goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Në kuadër të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar katër shtetas, konkretisht Kevin Ndrevataj, 24 vjeç, Muhamet Karaj 19 vjeç, Blerdjan Murati 19 vjeç dhe Zef Nika 34 vjeç. Ndërkohë, shtatë persona të tjerë janë proceduar penalisht.

Gjatë kontrolleve fizike, njërit prej të arrestuarve, K. N., iu gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe një send metalik shpues. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestruan një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera metalike.

Policia njoftoi gjithashtu se janë sekuestruar mjete që dyshohet se janë përdorur për hedhjen e gurëve dhe sende të tjera të përdorura gjatë akteve të dhunës.

Gjoba 500 mijë lekë për protestuesin e maskuar

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, autoritetet kanë vendosur gjithsej 12 masa administrative për kundërvajtjet e konstatuara gjatë tubimit.

Njëra prej masave administrative, në vlerën 500 000 lekë, është vendosur ndaj një shtetasi, i cili, i maskuar me kapuç, ka kryer veprime të dhunshme, duke goditur me gurë në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e Policisë i kishin bërë disa thirrje për të ndërprerë veprimet e dhunshme dhe për t’u shpërndarë, por ai nuk u ishte bindur urdhrave. Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sërish këtë të diel platformën e re “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi...
08:34 | 08/11/2026

Studenti zbulon planin: Po krijojmë një lëvizje dhe forume diskutimi me pedagogët

Studentët po i japin një dimension të ri organizimit të tyre, duke nisur ngritjen e forumeve të përbashkëta të diskutimit me pedagogët në çdo fakultet....
21:34 | 07/11/2026

Nënkryetari i PD-së: Mbështetja e protestës së studentëve nga Partia Demokratike është detyrë patriotike

Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin Review në Euronews, deklaroi se mbështetja ndaj protestës së studentëve është një detyrë jo vetëm politike,...
21:22 | 07/11/2026