Rasti i shumë-pritur po vjen. Sulmuesi Edon Zhegrova mund të ketë sonte (e diele) mundësinë për të qenë titullar ndaj Fiorentinas.

Ylli i Kosovës edhe pse ka shkëlqyer këtë sezon sa herë që ka hyrë nga stoli, ende nuk i është dhënë mundësia për ta dëshmuar kualitetin nga minuta e parë.


Trajneri Luciano Spalletti gjithnjë ka përdorur disa opsione të ndryshme në pjesën ofansive, megjithatë nuk e ka aktivizuar Zhegrovën nga minuta e parë.

Kjo situatë mund të ndryshojë këtë të diele, me “Sky Sport” që raporton se Zhegrova mund t’ia zërë sulmuesit Nick Woltmade vendin e titullarit.

“Woltmade nuk është në formën më të mirë. Edon Zhegrova mund të hyjë në formacionin e Spallettit, duke qenë startues në Serie A për herë të parë”, raporton ndër të tjera mediumi i famshëm.

Zhegrova përndryshe mbetet lojtari me më së shumti raste të krijuara për skuadrën italiane në Serie A.

Ai pas kësaj ndeshje do të udhëtojë për në Kosovë, meqenëse është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor./Telegrafi/