• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve, “efekti i spirales” që shfaq rrezik

by Lajm Lajm
November 8, 2026
in Aktualitet, Kryesore
BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve, “efekti i spirales” që shfaq rrezik

BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 21: A young man holding a smartphone casts a shadow as he walks past an advertisement for social media company TikTok on September 21, 2020 in Berlin, Germany. U.S. President Donald Trump has given preliminary approval for Oracle, Walmart and other investors to take over TikTok and create a new U.S.-based company called TikTok Global. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe TikTok-ut. Brukseli e akuzon aplikacionin se rrezikon shëndetin e përdoruesve. TikTok-ut i kanoset një gjobë e rëndë.

Sipas rezultateve paraprake hulumtuese të Komisionit Evropian, TikTok rrezikon përdoruesit e tij përmes rekomandimeve të videove në platformën e tij. Koncerni mund të përballet me një ndëshkim, pasi algoritmi i saj u shfaq edhe personave veçanërisht të cenueshëm një rrjedhë të pafund videosh të personalizuara, e cila mund të përkeqësojë problemet psikike, njoftoi autoriteti në Bruksel. Sipas Komisionit, algoritmi nxit rrezikun e varësisë, si edhe çrregullimet e të ngrënit dhe ankthin.

Komisioni Evropian e akuzon TikTok-un se nuk e ka kufizuar mjaftueshëm këtë rrezik. Sipas Brukselit, masat e deritanishme mbrojtëse kanë rezultuar të paefektshme. Edhe butoni “Nuk jam i interesuar” nuk mjafton për të ndryshuar rekomandimet në rrjedhën e videove (feed), thuhet në vlerësimin e Komisionit.

Në fokus “For You”

Fokusi i procedurës është veçanërisht faqja “For You”, e cila synon t’u shfaqë përdoruesve sa më shpejt përmbajtje që përputhen me interesat e tyre. Komisioni Evropian kërkon ndryshime në këtë funksion, pasi druhet nga të ashtuquajturat efekte “Rabbit Hole” (në shqip: efekti i vrimës së lepurit ose efekti i humbjes në spiralen e informacionit të përshkallëzuar).

Me këtë nënkuptohet situata kur një person zhytet aq thellë në një temë, saqë e ka të vështirë të dalë prej saj. Termi i referohet personazhit kryesor të librit “Alice në Botën e Çudirave”, i cili bie në një vrimë lepuri dhe përfundon në një botë tjetër. Sipas kritikëve, algoritmi i TikTok-ut mund t’i shtyjë përdoruesit të konsumojnë vazhdimisht përmbajtje të ngjashme, duke i futur gjithnjë e më thellë në të njëjtat tema.

Algoritmet teorikisht mund t’i njohin dhe t’i shfrytëzojnë këto modele sjelljeje për t’i mbajtur përdoruesit sa më gjatë në një platformë. Komisioni Evropian kritikoi se algoritmi i TikTok-ut personalizon në këtë mënyrë edhe përmbajtje që mund të jenë emocionalisht të dëmshme, duke rrezikuar veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë.

“Ky mekanizëm mund të jetë i dëmshëm kur përmbajtjet që përsëriten pafund lidhen, për shembull, me trishtimin, vetminë ose perceptimin për trupin”, ka vlerësuar Komisioni Evropian. Sipas tij, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj videove të tilla mund të përforcojë probleme ekzistuese psikologjike dhe të ndikojë negativisht në mirëqenien mendore të përdoruesve.

Sipas kërkesës, algoritmi nuk duhet të bazohet më në kohën që përdoruesit kalojnë duke parë një video. Në vend të kësaj, përdoruesve duhet t’u jepet më shumë kontroll mbi përmbajtjen që u shfaqet në faqen “For You”, duke u mundësuar atyre të përcaktojnë më qartë se çfarë duan të shohin në TikTok. Qëllimi është që përdoruesit të mos drejtohen vetëm nga rekomandimet automatike të algoritmit, por të kenë ndikim më të madh në përzgjedhjen e përmbajtjes që u shfaqet./ DW

Tags: BEpërdoruesRabbit Hole
Previous Post

Alarmi për ujin e pijshëm në Vlorë, analizat zbulojnë ndotje fekale në kopshtin nr. 10

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve, “efekti i spirales” që shfaq rrezik

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve, “efekti i spirales” që shfaq rrezik

November 8, 2026
Alarmi për ujin e pijshëm në Vlorë, analizat zbulojnë ndotje fekale në kopshtin nr. 10

Alarmi për ujin e pijshëm në Vlorë, analizat zbulojnë ndotje fekale në kopshtin nr. 10

November 8, 2026
Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre

Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre

November 8, 2026
Ish-shefi i “Eco-Elb”/ Leli Kaja: Nuk kam bërë korrupsion, zarfin me 4 mln lekë e gjeta rastësisht në makinë

Ish-shefi i “Eco-Elb”/ Leli Kaja: Nuk kam bërë korrupsion, zarfin me 4 mln lekë e gjeta rastësisht në makinë

November 8, 2026
Protesta në Tiranë/ Shoqërohen 12 persona, gjobiten 10 të tjerë

Protesta në Tiranë/ Shoqërohen 12 persona, gjobiten 10 të tjerë

November 8, 2026
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

November 8, 2026
Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

November 8, 2026
Denoncoi “Albania Files” të Ramës, policia shoqëron gazetarin Vincent van Gerven

Denoncoi “Albania Files” të Ramës, policia shoqëron gazetarin Vincent van Gerven

November 8, 2026
Vranësira dhe reshje të lehta shiu/ Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje të lehta shiu/ Parashikimi i motit për sot

November 8, 2026
Netanyahu nuk pranon humbjen, Likud përgatitet të kundërshtojë në gjykatë rezultatet e zgjedhjeve

Netanyahu nuk pranon humbjen, Likud përgatitet të kundërshtojë në gjykatë rezultatet e zgjedhjeve

November 7, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL