E diel, 8 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Berisha: 4 herë kam dhënë dorëheqje, Rama asnjëherë. Janë vjedhur 50 miliardë
Lajme

Berisha: 4 herë kam dhënë dorëheqje, Rama asnjëherë. Janë vjedhur 50 miliardë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të dielën një reflektim politik për të shkuarën dhe të tashmen, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët. Ai i krahasoi vitet e qeverisjes së tij me ato të kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se ka dhënë dorëheqje katër herë gjatë karrierës së tij politike, si nga posti i kryeministrit, ashtu edhe nga ai i kryetarit të partisë, ndërsa Rama, sipas tij, nuk ka dhënë asnjëherë.

“Kam dhënë 4 herë dorëheqje. Kam dhënë dorëheqje nga kryeministër dhe kryetar partie. Rama nuk ka dhënë asnjëherë. Janë zhvilluar 4 rotacione në këtë periudhë. Rama fliste për mua dhe thoshte se asnjëherë Berisha nuk ka dhënë dorëheqje”, tha Berisha. Sipas tij, kryeministri nuk e njeh pluralizmin e vërtetë dhe nuk e pranon rotacionin.

Kreu i demokratëve akuzoi gjithashtu qeverinë për vjedhje masive: “50 miliardë janë vjedhur nga organizata e Ramës, po të heqim pensionet dhe rrogat.”

NATO, vizat dhe “kapërcimi epokal”

Berisha u ndal edhe te arritjet e qeverive të tij, duke kujtuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Shumë nuk e dinë që PD-ja e anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Edi Rama e bllokoi procesin e heqjes së vizave. Bëmë një kapërcim epokal: kalimin nga vendet me të ardhura të ulëta në vendet me të ardhura të mesme të larta”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, qytetarët e ndjenë këtë përmirësim: “U bënë me shtëpi, jo me kulla droge, me shtëpi të dyta. U bënë me rroga e pensione më të larta se vendet e rajonit, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.”

Ai përmendi edhe një raport të ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili, sipas tij, e renditte Shqipërinë e asaj kohe si vendin e katërt në botë për eficiencën në kthimin e të ardhurave shtetërore në mirëqenie sociale.

“Mafia e ka tmerr Berishën”

Në fund, Berisha e akuzoi Ramën se përdor propagandën si armë strategjike.

“Rama vret shpresën. Mafia e ka tmerr Berishën”, u shpreh kreu i PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.