Tragjedi në Kroaci: përmbyset autobusi serb në autostradë
2 të vdekur dhe disa të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur sot në Kroaci, pasi një autobus me targa serbe u përmbys në autostradë.
Sipas autoriteteve kroate, aksidenti ndodhi në orën 07:25 të mëngjesit në autostradën A3, ndërsa autobusi po udhëtonte drejt kryeqytetit Zagreb. Mjeti doli nga rruga, theu gardhin mbrojtës dhe u përmbys anash.
Në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy shoferë, bëjnë të ditur shërbimet e emergjencës.
Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, deklaroi për transmetuesin shtetëror HRT se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje u dërgua edhe një helikopter.
Fotot e publikuara nga mediat lokale tregojnë autobusin të shtrirë në anë të rrugës dhe gardhin e thyer rrugor.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kroate kanë nisur hetimet.
Autostrada A3 nis nga kufiri me Serbinë, kalon nëpër Zagreb dhe vazhdon drejt Sllovenisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



