Efekti i "Rabbit Hole", i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe TikTok-ut. Brukseli e akuzon aplikacionin se rrezikon shëndetin e përdoruesve. TikTok-u rrezikon kështu të përballet me një gjobë e rëndë. Sipas një hulumtimi të Komisionit Evropian, TikTok rrezikon përdoruesit e tij përmes rekomandimeve të videove në platformën e tij. Kompania mund të përballet me gjobë të majme, pasi algoritmi i saj u shfaq edhe personave veçanërisht të cenueshëm një rrjedhë të pafund videosh të personalizuara, e cila mund të përkeqësojë problemet psikike, njoftoi autoriteti në Bruksel. Sipas Komisionit, algoritmi nxit rrezikun e varësisë, si edhe çrregullimet e të ngrënit dhe ankthin. Komisioni Evropian e akuzon TikTok-un se nuk e ka kufizuar mjaftueshëm këtë rrezik. Sipas Brukselit, masat e deritanishme mbrojtëse kanë rezultuar të paefektshme. Edhe butoni "Nuk jam i interesuar” nuk mjafton për të ndryshuar rekomandimet në rrjedhën e videove, thuhet në vlerësimin e Komisionit.