Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”
Një 32-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë.
Gjatë verifikimeve, policia zbuloi gjithashtu se drejtuesi i automjetit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Operacioni policor i koduar “Zona 3” u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomiko-financiare dhe Policinë Rrugore.
Në pranga përfundoi shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u procedua penalisht edhe pasagjeri M. Gj., 27 vjeç, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë.
Automjeti tip “Renault”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, u ndalua në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Sipas policisë, ata po transportonin kundrejt pagesës një shtetas afgan, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nga Greqia drejt territorit shqiptar.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën edhe dy çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat, sipas policisë, i përkisnin pasagjerit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy çantat me veshje dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë
Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale
- 13:27 Qiratë në Athinë arrijnë deri në 940 euro në muaj, 80% e qytetarëve kërkojnë banesa deri në 800 euro
- 13:23 Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë
- 13:12 “Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se t’u arratisja nazistëve”, historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit polak
- 12:30 Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale
- 12:16 Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale
- 11:28 Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima