Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë
Në Serbi të dielën janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave kombëtarë të pakicave. Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Të drejtë vote kanë 481.789 votues të regjistruar në listat e posaçme zgjedhore.
Qytetarët votojnë për listën zgjedhore të pakicës së tyre kombëtare, teksa mandatet më pas do të ndahen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara.
Me votim të drejtpërdrejtë do të zgjidhen anëtarët e këshillave të 21 pakicave kombëtare, ndër të cilat janë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, bullgare, bunjevci, vllahe, hungareze, rome, rumune, rutene, sllovake, kroate dhe malazeze.
Anëtarët e këshillave të pakicave gorane dhe ruse do të zgjidhen përmes kuvendeve të delegatëve, të cilat do të organizohen në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.
Gjashtë pakica kombëtare kanë vetëm nga një listë zgjedhore, ndërsa të tjerat kanë të paktën dy.
Për zgjedhjen e këshillit kombëtar për pakicën shqiptare, të drejtë vote kanë 37.759 votues.
Këshillat kombëtarë në Serbi përfaqësojnë komunitetet e pakicave në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhëve dhe teksteve.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi do t’i publikojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve jo më vonë se 96 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”
Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë
Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale
- 13:42 Egjipti zbulon rezervë të re gjigante gazi në Mesdhe, vlerësohet në 200 miliardë metra kub
- 13:31 Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”
- 13:27 Qiratë në Athinë arrijnë deri në 940 euro në muaj, 80% e qytetarëve kërkojnë banesa deri në 800 euro
- 13:23 Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë
- 13:12 “Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se t’u arratisja nazistëve”, historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit polak
- 12:30 Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale