Vendi
Zjarri përfshin një godinë pranë lagunës së Nartës në Zvërnec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një godinë e vogël në zonën e Zvërnecit, pranë lagunës së Nartës, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Godina, e cila përdorej për magazinimin e materialeve të peshkimit, u përfshi nga zjarri rreth orës 14:00.
Flakët rrezikuan të përhapeshin edhe në pyllin me pisha pranë godinës, por ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Vlorës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pritet të përcaktohen zyrtarisht rrethanat dhe shkaku i saj.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




