Ori Nebiaj sulmon Arbana Osmanin: Personazhi që më ka zhgënjyer më shumë
Një deklaratë e papritur e Ori Nebiajt ka vënë në qendër të vëmendjes moderatoren Arbana Osmani. Gjatë episodit të fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, Nebiaj e përmendi Osmanin si personazhin publik që e ka zhgënjyer më shumë në jetën e saj.
Përgjigjja erdhi pasi këngëtarja Jonida Maliqi i drejtoi një pyetje lidhur me personin e njohur nga i cili kishte përjetuar zhgënjimin më të madh.
Pa u tërhequr nga përgjigjja, Nebiaj tha emrin e Arbanës, duke lënë të kuptohet se ishte e vetëdijshme që kjo deklaratë mund të sillte reagime dhe interpretime të ndryshme.
Megjithatë, ajo nuk dha asnjë shpjegim për arsyet që e kanë çuar në këtë vlerësim, duke e lënë të paqartë se çfarë ka ndodhur mes dy figurave publike.
Por edhe vetë Jonida Maliqi pati një përgjigje pikante gjatë bisedës. Kur u pyet për këngëtaren Rozana Radi, ajo e cilësoi këtë të fundit si të mbivlerësuar në aspektin vokal, duke shprehur hapur mendimin e saj për aftësitë muzikore të koleges.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



