Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Tale të Lezhës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një pjese të murit të banesës.
Viktima dyshohet se ishte duke kryer punime në banesën e tij, kur muri është shembur papritur dhe e ka zënë poshtë.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik













