
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa Genoa rrezikoi që në sekondat e para me Osmajic. Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 13-të kaloi në avantazh. Pulisic përfitoi nga një gabim i Vasquez, pasoi te Rabiot, i cili asistoi për Cissen. Ky i fundit me një goditje të saktë nga jashtë zonës mposhti Bijlow.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Milani dyfishoi shifrat. Një tjetër gabim i Marcandallit i dha mundësinë Gonçalo Ramosit të shërbente për Pulisic, i cili nga fare pranë portës realizoi për 0-2.
Në pjesën e dytë, loja u karakterizua nga nervozizmi dhe ritmi më i ulët. Genoa tentoi të rikthehej në lojë, ndërsa Milani humbi qetësinë pas disa vendimeve të arbitrit.
Në minutën e 89-të, Ellertsson realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke rihapur për pak çaste sfidën. Megjithatë, vendasit nuk arritën të barazonin.
Me këtë sukses, Milani shkon në kuotën e 24 pikëve dhe mbetet pranë kreut, ndërsa Genoa ndalet në 13 pikë.
