. Televizioni italian Sky TG4 ka pasqyruar zhvillimet e fundit në Tiranë, duke vënë në fokus përplasjet mes protestuesve dhe policisë, si dhe pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisë.
Media italiane thekson se demonstratat, të nisura fillimisht nga studentët në mesin e muajit tetor, tashmë kanë marrë përmasa më të gjera. Ato kanë përfshirë edhe qytetarë që kundërshtojnë korrupsionin, mungesën e vendeve të punës dhe problematikat në sistemin arsimor.
Sipas Sky TG4, situata në rrugët e Tiranës është tensionuar, ku protestues të maskuar janë përplasur me efektivët e policisë. Ata kanë bllokuar akse rrugore dhe kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve.
Përballë përshkallëzimit të situatës, policia ka përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer qarkullimin në rrugët e kryeqytetit. Media italiane vë në dukje se ajo që nisi si një lëvizje me kërkesa për përmirësimin e arsimit është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Sky TG4 e përshkruan këtë valë pakënaqësie si një nga sfidat më të rëndësishme politike për kreun e qeverisë, në një kohë kur protestat vijojnë dhe tensionet në kryeqytet mbeten të larta.













