Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve

Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve në Manastir.  

Auron Tare ka ngritur akuza të forta për ndryshimin e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit, duke pretenduar se 800 hektarë janë nxjerrë nga territori i mbrojtur për t’i hapur rrugë projekteve të ndërtimit në zonën e Manastirit, pranë Sarandës.

Sipas Tares, në këtë proces kanë qenë të përfshirë ish-ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, aktualisht ministre e Arsimit, drejtuesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe dekania e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës.

Ai i akuzon këta zyrtarë për falsifikim dokumentesh me qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin e projekteve private në një territor që më parë ishte pjesë e parkut.

Tare pretendon se sipërfaqja e hequr nga zona e mbrojtur u është vënë në dispozicion dy ndërtuesve, të cilët, sipas tij, kanë rrethuar territoret me gardhe dhe kanë vendosur roje për të kontrolluar hyrjen në to.

Duke krahasuar situatën në Butrint me debatet për ndërhyrjet në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, Tare u shpreh se ajo që ka ndodhur në Manastir është shumë më e rëndë, por nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga institucionet, mediat dhe opinioni publik.

Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e Parlamentit gjatë miratimit të ndryshimeve ligjore që lidhen me zonat e mbrojtura, duke theksuar se, përveç mazhorancës, edhe një pjesë e deputetëve të opozitës kanë mbështetur vendimmarrjen. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.