Pas deklaratës së Ori Nebiajt, Arbana Osmani i kthehet “flakë për flakë”
Një mesazh i publikuar nga Arbana Osmani në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, pasi vjen menjëherë pas deklaratës së Ori Nebiajt, e cila shprehu publikisht zhgënjimin ndaj moderatores.
Ndonëse Arbana nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka konfirmuar se postimi i drejtohet ish-koleges së saj, koha e publikimit ka bërë që mesazhi të interpretohet si një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Nebiajt.
“Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”, thuhet në mesazhin që moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj.
Shkëndija e kësaj situate u ndez në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Ori Nebiaj ishte e ftuar në një bisedë me Jonida Maliqin. Gjatë diskutimit, ajo u pyet për personazhe të njohur që, sipas saj, shfaqin një imazh në ekran, por kanë një tjetër sjellje jashtë kamerave.
Në këtë kontekst, Nebiaj përmendi drejtpërdrejt Arbana Osmanin, duke mos e fshehur zhgënjimin e saj ndaj moderatores.
“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, deklaroi Ori Nebiaj.
Pas kësaj deklarate, postimi i Arbanës ka shtuar pikëpyetjet mbi raportin mes dy moderatoreve. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse mesazhi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Orit apo një reflektim për një situatë tjetër personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




