Abissnet Superiore në RTSH/ Nasr e Charles s’falin Dinamon, Skënderbeu në vend te pestë!

Abissnet Superiore | 12 minuta më parë

Skënderbeu i Julian Ahmatajt ka marrë tri pikë të rënda në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore. Nasr (70’) dhe Charles (85’) kanë ndëshkuar Dinamo City-n duke larguar kështu kështu ekipin e Ilir Dajës nga pretendimet për titull.

Tri pikët në Korçë kanë dërguar bardhekuqtë në kuotën e 15 pikëve, të cilat i lejojnë të qëndrojë në mesin e tabelës, vendin e pestë. Ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë me dy pikë më shumë. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme