BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

8 Nëntor 2026 | 18:42

Mbi 920 milionë euro është paketa financiare që Shqipëria pritet të përfitojë nga Bashkimi Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Deri në maj të vitit 2026 janë disbursuar rreth 212.8 milionë euro në formën e granteve dhe kredive të favorshme.

Shqipëria do të përfitojë një paketë mbështetjeje financiare prej mbi 920 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm strategjik që synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të përshpejtojë integrimin evropian dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët dhe sipërmarrjet.

Sipas të dhënave zyrtare, zbatimi praktik i paketës ka nisur dhe “deri në maj të vitit 2026 janë disbursuar rreth 212.8 milionë euro për Shqipërinë”, në formën e granteve dhe kredive të favorshme.

Paketa financiare është projektuar të mbulojë një sërë sektorësh me rëndësi kritike për modernizimin e vendit. Ndër prioritetet kryesore përfshihen investimet kapitale në infrastrukturë, modernizimi i transportit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e kapaciteteve konkurruese të bizneseve vendase.

Përmes këtij instrumenti, BE-ja synon gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare të rajonit me tregun e përbashkët evropian dhe të lehtësojë procesin e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet nënvizojnë se kjo mbështetje përkthehet në përfitime direkte për jetën e përditshme të qytetarëve dhe aktivitetin e sipërmarrjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Libofshë, konkretisht në fshatin Agim. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i...
18:19 | 08/11/2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në fshatin Tale të qytetit të Lezhës. I moshuari dyshohet se është zënë aksidentalisht poshtë nga një...
18:05 | 08/11/2026

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e Zvërnecit, duke u djegur plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i...
16:46 | 08/11/2026