“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

8 Nëntor 2026 | 19:07

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ka deklaruar se po planifikohet një peticion dhe grevë për aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka folur edhe për letrat e dërguara deputetëve të Parlamentit Evropian dhe zyrtarëve të tjerë të BE-së, lidhur me këtë çështje.

Ai ka bërë të ditur edhe tri aktivitetet e ardhshme që po pkanifikohën të organizohen lidhur me vendimin në Hagë.

“Tri aktivitete, sonte do të jenë të ju ekskluzive. E para që do ta organizojmë është një peticion fizik brenda Kosovës dhe në diasporë, ku pretendojmë që t’i grumbullojmë afër 1 milion nënshkrime që t’i dërgojmë në Hagë, në Straburg dhe në Bruksel”, tha Tasholli.

Për aktivitetin e dytë ai ka thënë se po planifikohet një grevë.

“E dyta, që e kam folur me disa pjesëtarë të disa sindikatave të ndryshme që do ta organizojmë një grevë, ku 10 minuta çdo ditë deri në vendimin e Apelit, do të bllokohet Kosovë, do të shkojnë në pauzë institucionet, do të bllokohet komunikacioni, do të bllokohen institucionet”, ka shtuar ai.

Tasholli ka thënë se aktiviteti i tretë ka të bëjë me lansimin e disa videove me figura të ndryshme që do të flasin për UÇK-në.

“Dhe, e treta do të jenë 40 video me katër seri dhe me katër profile të ndryshme që do të flasin për UÇK-në. Do të flasin intelektualët, do të flasin nënat e dëshmorëve dhe do të jetë edhe jesë e influencerave që do të flasin për UÇK-në’, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 79 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në Kosovë gjatë periudhës janar-gusht të vitit...
18:11 | 08/11/2026

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpret deklaratat e para të përfaqësuesve të Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në...
16:20 | 08/11/2026

Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028

Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sot ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, ku përballë do të ketë Hungarinë. Takimi...
14:48 | 08/11/2026