Është rritur numri i të plagosurve nga përplasja e dy trenave në provincën e Gizës në Egjipt, duke shkuar në 112 të lënduar.
Ndërsa të paktën 7 persona humbën jetën.
Hekurudhat Kombëtare Egjiptiane thanë se një tren që udhëtonte nga Giza për në Fayoum u përplas me pjesën e pasme të një treni të dytë që udhëtonte nga Kajro për në Asuan.
Përplasja ndodhi midis stacioneve Kafr Ammar dhe Al Raqqa, kur disa vagonë dolën nga shinat.Aksidentet hekurudhore nuk janë të rralla në Egjipt. Shkaqet kryesore janë gabimi njerëzor në kalimet në nivel dhe sinjalet jofunksionale.
Në zonën më të gjerë ku ndodhi aksidenti i sotëm, të paktën katër aksidente fatale kanë ndodhur që nga viti 2000.
Më tragjikja ishte më 20 shkurt 2002, kur një zjarr shpërtheu në një tren nga Kajro për në Asuan. Treni vazhdoi të udhëtonte për rreth 9 kilometra, duke rezultuar në vdekjen e më shumë se 350 personave, megjithëse ka versione të ndryshme të numrit përfundimtar të viktimave.


