Në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili u zhvillua për katër ditë rrjesht në Pallatin e Kongreseve, morën pjesë mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se panairi shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në disa sektorë të ekonomisë së vendit.
Sipas kryeministrit Rama, sipërmarrjet që u bënë pjesë e panairit patën mundësinë të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të krijojnë ura bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë dhe turizmit.
“Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës u mblodhën për katër ditë me radhë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, për të ndarë përvoja dhe për të hapur horizonte të reja bashkëpunimi në energji, teknologji, industri, bujqësi e turizëm”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.






Komente
Komento