Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur e makinë një këmbësor. Fatkeqësisht nga përplasja dhe plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14. Më tej bëhet me dije se shoferja është shoqëruar nga policia teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë
Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë
Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve
- 20:38 Hakërohet Rosstat, zbulohen të dhënat: Ja sa rusë kanë humbur jetën në luftë në Ukrainë
- 20:18 Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë
- 20:03 Presidentja e Bankës Qendrore Europiane paralajmëron inflacion të lartë eurozonë
- 19:49 Tajani: Ministrat e G7 do të diskutojnë gjatë takimit në Paris sulmet e fundit kibernetike
- 19:32 Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro
- 19:22 Trump: Ka shumë pak gjasa që mund të urdhëroj një sulm ndaj Iranit nëse bisedimet përparojnë