Raporti i Antimafias italiane: Grupet shqiptare bashkëpunojnë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n, çfarë zbuloi hetimi Hydra

Organizatat kriminale shqiptare po marrin pjesë gjithnjë e më shumë në marrëveshje dhe operacione të përbashkëta me mafiet tradicionale italiane. Këtë prirje e vë në pah Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë, duke iu referuar mes të tjerash hetimit Hydra në Lombardi.

Raporti i ri i komisionit paralajmëron për zgjerimin e rrjeteve kriminale në veri të Italisë dhe për afrimin në rritje mes grupeve shqiptare dhe organizatave historike mafioze. Sipas dokumentit, grupet shqiptare nuk kufizohen më në furnizimin me drogë apo në bashkëpunime të veçuara.

Të lidhura

None found

Dokumenti, me titull “Relazione sulla ’ndrangheta nell’Italia settentrionale. Geografia del radicamento e nuove modalità operative”, u miratua më 3 nëntor 2026 nga Komisioni Parlamentar Antimafia, i kryesuar nga Chiara Colosimo.

Raporti dhe dëshmitë e prokurorëve italianë përshkruajnë një realitet ku grupe shqiptare përfshihen në struktura bashkëpunimi me përfaqësues të ’Ndrangheta-s, Cosa Nostra-s dhe Camorra-s. Hetimi Hydra, i zhvilluar në Lombardi, zbuloi një skemë ku bashkëpunonin përfaqësues të këtyre organizatave dhe grupe kriminale shqiptare.

Sipas gazetës italiane Il Quotidiano del Sud, hetimi nxori në pah një sistem të përbashkët interesash në veri të vendit, që përfshin trafikun e drogës, mashtrimin fiskal dhe pastrimin e parave.

Prokurorja Alessandra Cerreti e ka cilësuar praninë e grupeve shqiptare si të heshtur, por të qëndrueshme dhe të specializuar. Raporti e paraqet këtë si shenjë të rritjes së peshës së tyre në raportet me mafiet tradicionale. Njëkohësisht, dokumenti vëren se ’Ndrangheta ka përshtatur mënyrën e veprimit në Italinë Veriore.

Në vend që të mbështetet kryesisht te dhuna dhe kontrolli i drejtpërdrejtë i territorit, organizata po zgjeron ndikimin përmes lidhjeve ekonomike, bizneseve, kompanive dhe ndërmjetësve financiarë.

Raporti vëren se sipërmarrësit në veri të Italisë nuk janë gjithmonë thjesht objekt i presionit mafioz: në disa raste, ata u drejtohen organizatave kriminale si klientë ose partnerë, për të siguruar përfitime ekonomike përmes shërbimeve të paligjshme.

Ky model përshkruhet si një mafie e përshtatur me tregun, që hyn në ekonominë e ligjshme dhe përfiton nga dobësitë e sistemit financiar. Megjithatë, bashkëpunimi ekonomik nuk nënkupton braktisjen e dhunës. Duke iu referuar hetimit Hydra, Cerreti ka theksuar se këto organizata vazhdojnë të jenë mafioze dhe mund të përdorin kërcënime, dhunë apo edhe vrasje kur u cenohen interesat.

Prokurori kombëtar antimafia Giovanni Melillo ka paralajmëruar se lidhja mes mafies dhe ekonomisë legale ka kaluar përtej kuptimit të zakonshëm të infiltrimit. Sipas tij, po thellohet ndërthurja mes strukturave kriminale dhe një pjese të sistemit ekonomik.

Rreziku që paraqesin rrjetet kriminale shqiptare në Itali është evidentuar edhe në operacione të tjera ndërkombëtare. Në maj të vitit 2026, Eurojust njoftoi për një aksion të përbashkët të autoriteteve shqiptare dhe italiane kundër një rrjeti të përfshirë në trafik droge, vrasje dhe pastrim parash.

Operacioni përfundoi me 12 arrestime dhe zbulimin e një skeme për pastrimin e afro 1 milion eurove, të dërguara nga Italia në Shqipëri. Sipas Eurojust, bashkëpunimi i SPAK-ut me autoritetet italiane ka sjellë mbi 170 arrestime në periudhën 2018-2026, si dhe sekuestrimin e më shumë se shtatë tonëve lëndë narkotike.

Raporti i Antimafias italiane nënvizon se sfida tashmë shtrihet përtej trafikut të drogës. Organizatat kriminale po ndërthuren me biznesin, financën dhe ekonominë, ndërsa dallimet mes mafieve tradicionale italiane dhe rrjeteve ndërkombëtare po bëhen gjithnjë e më pak të qarta.


Shtuar më 8.11.2026 21:13

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet