Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së mesazh pas humbjes në zgjedhje: Do mbroj çdo anëtar të administratës Trump nga demokratët
Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të konsiderueshme sendesh të konsideruara armë. Mes tyre ishin shtatë thika të madhësive dhe llojeve të ndryshme, dy doreza hekuri dhe dy sprej piperi.
Ngjarja është regjistruar pasditen e së enjtes, më 5 nëntor 2026, në qytetin e Igumenicës, ku efektivët e grupit të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga një shtetase greke.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi dhe sekuestroi shtatë thika të ndryshme, dy doreza hekuri, dy sprej piperi, një objekt metalik me majë të mprehtë dhe një pajisje plastike për vetëmbrojtje.

Hetimet paraprake për rastin po kryhen nga Komisariati i Policisë së Igumenicës, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe arsyen e mbajtjes së këtyre sendeve nga gruaja. Deri tani, policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi identitetin e saj apo nëse ajo ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.
Me një arsenal të tillë në makinë, gruaja mund të krahasohet me personazhin e famshëm të filmave aksion, Lara Croft, e njohur për aventurat e saj plot rrezik dhe përdorimin e armëve e mjeteve të ndryshme për t’u përballur me kundërshtarët. Kësaj radhe, megjithatë, “Lara Croft” e Igumenicës nuk ishte në ekran, por përfundoi në prangat e policisë greke.
Top Channel