Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00, për të shqyrtuar një sërë çështjesh dhe për të propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila sipas kërkesës për interpelancë mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.


Po ashtu, në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Gjatë mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe procesverbalin e mbledhjes së kaluar, si dhe propozimet dhe kërkesat e tjera.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
5. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Telegrafi/